E dëgjova mbrëmë Mazllamin në Dukagjin, qe ku e ka keq ai, e qe ku e kena “na" - NACIONALE

E dëgjova mbrëmë Mazllamin në Dukagjin, qe ku e ka keq ai, e qe ku e kena “na"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas komentimit në masë të “Mercedesit” që iu dhurua me një ceremoni hoxhës Mazllam Mazllami nga Prizreni e pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, hoxha ishte pjesëmarrës në ‘Debat Plus’, për të dhënë mendimin e tij.

Duke komentuar këtë debat dhe deklaratat e hoxhës atje, gazetari Berat Buzhala ka treguar se në cilën pjesë nuk e beson hoxhën.

Video ku flet Buzhala nis me një citim që hoxha i bënë pejgamberit Muhamed, a.s, në gjuhën arabe e më pas e përkthen në shqip.

“Ai që merr pjesë në vrasjen e një tjetri, pafajësi që ka e s’ka të drejtë kërkush me bo një gjë të tillë. Edhe nëse është me gjysmë fjale më marrë pjesë, në ditën e gjykimit është i këputur nga mëshira e Zotit,”- thotë Hoxha, e teksa Buzhala komenton deklaratën thotë se i ka degjuar edhe më herët ligjeratat e hoxhës dhe ato nuk ishin kaq paqësore sa duket gjatë këtij emisioni.

“I kam ngu ligjeratat e tij ma herët, nuk kanë qenë kaq paqësore qysh ky sot pretendon që është,”- thotë Buzhala.

Duke treguar edhe disa arsye bazuar në atë që predikojnë fetë e ndryshme, Buzhala citon një thënie të librit të shenjtë Biblës, me anë të së cilës argumenton se Mercedesi i pranuar nga hoxha nuk tregon varfëri e modesti.

“E dyta, që m’bon mos me i besu kësaj të parës, shumica e klerikëve kur flasin me masa, kur i drejtohen xhematit, promovojnë modestinë, pothuajse varfërinë. Tregojnë qysh njerëzit e varfër janë të mirë, e thotë edhe Krishti në Bibël, besoj që është edhe te myslimanët. Ma lehtë hyn devja në vrimë të gjilpanës, sesa i pasuri në derë të parajsës. Nëse i beson kësaj thanie, Mercedesi nuk është varëfëri, qoftë edhe i falën”.

Ndërsa thotë se si liberal e gazetarë, besojmë në rend social e demokrat dhe e kemi në domen me i kontestu fjalët edhe me i përballë me veprat, Buzhala shton se nuk guxojmë të bëjmë gabim që në emër të lirisë së shprehjes të imponojmë diktaturën.

Lajme të ngjashme