E çuditshme: Nënkryetari i Kuvendit nga VV-ja ia uron Thaçit ditëlindjen - NACIONALE

E çuditshme: Nënkryetari i Kuvendit nga VV-ja ia uron Thaçit ditëlindjen

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Ardian Gola, ia ka uruar ish-presidentit Hashim Thaçi ditëlindjen e 58-të.

Derisa po e drejton seancën e sotme të Kuvendit, ai i është bashkangjitur urimit të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila nga foltorja e Kuvendit ia ka uruar Thaçit ditëlindjen, duke i dëshiruar kthim sa më të shpejt në Kosovë.

“Urimit i bashkëngjitem edhe unë”, ka thënë deputeti Gola.

Lajme të ngjashme