E çuditshme: Bahtiri merr pjesë si panelist në një konferencë për rëndësinë e shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve
Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë në cilësinë e panelistit në një konferencë ku është diskutuar për rëndësinë e shëndetit mendor dhe parandalimin e vetëvrasjeve.
Nuk dihet se për çka ka folur Bahitiri në këtë konferencë, meqenëse ish-kryetari i Mitrovicës nuk është me profesion mjek dhe nuk njihet si njohës i kësaj fushe.
Në profilin e tij në “Facebook”, Bahtiri ka shkruar se organizimi i konferencave të tilla është i nevojshëm për kultivimin e një shoqërie të shëndoshë dhe të suksesshme.
“Ishte kënaqësi që sot të marr pjesë në konferencen e organizuar në UIBM me temë “Rëndësia e shëndetit mendor dhe parandalimi i vetëvrasjeve”. Kjo kauzë e nisur nga kampanja “Frymo Lirshëm” në krye me koordinatorin Mehmet Salihu, është shumë e nevojshme, dhe jetike për kultivimin e një shoqërie të shëndoshë dhe të suksesshme. I përgëzoj organizatorët dhe mbështetësit e kësaj kauze, panelet e tilla të mos ndalen por të vazhdojnë me intensitet të shtuar”, ka shkruar Bahtiri.