E bija e ish-presidentit Trump viziton muzeun në Tiranë, e lë edhe një shënim - NACIONALE

E bija e ish-presidentit Trump viziton muzeun në Tiranë, e lë edhe një shënim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vajza e ish-presidenti Donald Trump, Ivanka Trump, ka vizituar Shqipërinë.

Në një njoftim të Muzeu Kombetar "Shtepia me Gjethe", është bërë e ditur se e bija e Trumpit ka vizituar muzeun.

I pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ajo ka lënë edhe një shënim në këtë muze.

“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:”Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:”Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria.” – thuhet një njoftimin e muzeut.

Lajme të ngjashme