E befasishme: VV po feston Pavarësinë e Kosovës, dalin disa foto - NACIONALE

E befasishme: VV po feston Pavarësinë e Kosovës, dalin disa foto

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po të ishte pak vite më parë, do të ishte befasi edhe më e madhe. Gjithsesi, befasia s'kontestohet as sonte.

Nuk përkon me njërën prej ideve të tyre të kahmotshme, por me gjasë pushteti duket t'i ketë "zbutur".

Deputetët e VV-së, bashkë me kryeministrin e zyrtarë të tjerë janë parë duke festuar Pavarësinë e Kosovës.

Ka qenë deputetja Arjeta Fejza që përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", bëri të ditur se janë duke e festuar, ndërsa shihet në fotografi bashkë me kryeministrin Kurti, Arlind Manxhukën e kolegen Rexhepi.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme