“E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme”: Hovenier takon ministren Rizvanolli - NACIONALE

“E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme”: Hovenier takon ministren Rizvanolli

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori amerikan në Prishtinë është takuar me Ministren e Eknonomisë, Artane Rizvanolli, të cilës ia ka shprehur mbështetjen amerikane për tranzicionin energjetik të Kosovës për të ardhme më të qëndrueshme; e ku madje ka konstatuar se e “ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme”.

“Takimi i mbarë dje me ministren Artane Rizvanolli. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, veçanërisht përmes programeve tona USAID dhe MCC. Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar Hovenier në “X”.

Lajme të ngjashme