Dështon mbledhja e Kryesisë - PDK kërkon interpelancë Kurtin për Martin Berishajn - NACIONALE

Dështon mbledhja e Kryesisë - PDK kërkon interpelancë Kurtin për Martin Berishajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka dështuar mbledhja e Kryësisë së Kuvendit për shkak të mungesë së kuorumit. Në këtë mbledhje munguan përfaqësuesit e VV-së dhe të LDK-së.

Për këtë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se pushteti nuk po arrin të bëjë shumicën as në Kryesi e as në Kuvend.

Nuk arriti të mbahet mbledhja, nuk ishin përfaqësues të pozitës, ishte një dështim i mbledhjes së Kryesisë. Nuk po arrijnë që të bëjnë shumicën as në kryesi as në Kuvend. Dështimi është i dëmshëm, ne jemi pakica në atë kuvend, megjithatë kemi luajtur rol të rëndësishëm. Përmbyllëm reformën zgjedhore, për shtet muaj si deputetët arritëm me përmbyll një proces të rëndësishëm.” – ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.

Më tej, ai ka bërë të ditur që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë kërkesë për interpelancë për kryeministri, Albin Kurti për rastin e Martin Berishajt.

Sa i përket çështjes së Martin Berishajt, ju njoftoj se kryetari Memli Krasniqi ka bërë një kërkesë për interpelancë për kryeministrin lidhur me mosveprimin e tij që ta shkarkojë z. Berishaj. Ju e dini që z. Berishaj është përfshirë në një mega-skandal financiar. Kryeministri Kurti, është duke tentuar ta amnistojë atë.” – ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme