Dyshohet se vodhën 20 mijë euro, policia arreston tre persona
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar për një vjedhje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.
Sipas policisë, tashmë janë arrestuar tre të dyshuar, të cilët dyshohet se vodhën 20 mijë euro.
“VJEDHJE E RËNDË
Fsh. Kmetovc, Gjilan 31.05.2024-02:00. Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e policisë.