Dyshohet se sulmoi seksualisht një 9 vjeçare: Gjykata vendos masën e paraburgimit për të dyshuarin - NACIONALE

Dyshohet se sulmoi seksualisht një 9 vjeçare: Gjykata vendos masën e paraburgimit për të dyshuarin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me datë 2 janar, u arrestua një person me inicialet Sh.N, i cili sipas prokurorisë dyshohet të ketë kryer veprën “sulm sekusal”, madje ndaj një 9 vjeçareje.

Në një përgjigjje për Gazetën Nacionale, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit, nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh.N, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Sulm seksual nga neni 229, paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 dhe paragrafin 3.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake ka marr Aktvendim dhe të pandehurit Sh.N i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që sipas këtij Aktvendimi masa e paraburgimit i llogaritet nga data 03.01.2024 deri më datën 03.02.2024” – thuhet në përgjigjje.

Lajme të ngjashme