Dyshohet se një person është zhdukur në liqenin e Batllavës
Një person dyshohet se është zhdukur të dielën në liqenin e Batllavës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë dalë në vendngjarje.
Sipas raportimeve, viktima dyshohet të jetë shtetas i huaj rreth 55 vjeç. Familjarët e kishin parë për herë të fundit rreth orës 18:35.
Në operacion janë përfshirë emergjenca, policia dhe zjarrfikësit. Policia e Kosovës nuk e kishte konfirmuar rastin deri në publikimin e informacionit.