Dyshohet se një 4-vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit - NACIONALE

Dyshohet se një 4-vjeçar ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një fëmijë i moshës 4-vjeçare dyshohet së ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka njoftuar se informatën për ngjarjen e ka pranuar rreth orës 18:30.

Më tej është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes janë ekipet emergjente, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtim.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit. Policia me njësitet e saja ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmijën”, - ka njoftuar Zahiti për Nacionalen.

Lajme të ngjashme