Dyshohet se një 26-vjeçar u godit për vdekje nga rrufeja në Suharekë, policia jep detaje - NACIONALE

Dyshohet se një 26-vjeçar u godit për vdekje nga rrufeja në Suharekë, policia jep detaje

2 orë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar për një rast tragjik që ka ndodhur dje ndërmjet bjeshkëve të fshatrave Bukosh dhe Delloc të Suharekës.

Ai ka bërë me dije se dje rreth orës 17:23, Emergjenca e Suharekës ka njoftuar policinë se afër vendit të quajtur “Guri i Dellocit” dyshohej se një person ishte goditur nga rrufeja.

“Menjëherë pas pranimit të njoftimit, patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me hetuesit, është nisur drejt vendit të ngjarjes. Duke pasur parasysh se incidenti ka ndodhur në një zonë të thellë malore, qasja në vendngjarje ka qenë e vështirë”, ka deklaruar Bytyqi, duke dhënë detaje tjera.

“Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor i Emergjencës së Suharekës ka konstatuar vdekjen e viktimës, F.B., mashkull rreth 26 vjeç”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme