Dyshohet se në Klinë trafikoi dy shtetase të huaja, arrestohet shtetasja e Shqipërisë
Një grua shtetase e Shqipërisë është arrestuar nën dyshimin për trafikim me njerëz.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, rasti është raportuar nga dy gra të tjera shtetase të huaja.
Rasti ka ndodhur në Klinë.
Raporti i plotë:
TRAFIKIM ME NJERËZ
Klinë - Dy viktimat femra shtetase të huaja kane raportuar se janë trafikuar, në lidhje me rastin është arrestuar një e dyshuar femër shtetase e shqiperise nën dyshimin se ka kryer veprën e lartëcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.