Dyshohet se kreu sulm seksual ndaj të mitures, arsimtari dërgohet në arrest shtëpiak - NACIONALE

Dyshohet se kreu sulm seksual ndaj të mitures, arsimtari dërgohet në arrest shtëpiak

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Ferizajit ka njoftuar se një të dyshuar me iniciale R.Xh, që dyshohet për sulm seksual ndaj një të mitureje, i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është arsimtar dhe dyshohet se ka kryer veprën penale të sulmit seksual ndaj një të miture nën moshën 16-vjeçare, e cila ishte nxënëse.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzike, për tu përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara i`a zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri i`a shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e gjykatës.

Lajme të ngjashme