Dyshohet se kanosën gjyqtarin e prokurorin, Azemi i VV-së kërkon përjashtimin e prokurores së rastit
Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, ka kërkuar përjashtimin e prokurores Fikrije Fejzullahu nga rasti ku ai dhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka akuzohen për kanosje të gjyqtarit dhe prokurorit në rastin e lirimit të Dejan Pantiqit.
Ai ka thënë se prokurorja në fjalë ka qenë e përfshirë disa herë në proceset që janë akuzuar aktivistët e VV-së.
“Kërkoj përjashtimin e prokurores, unë personalisht nuk e kam njohur paraprakisht as prokuroren as palën kinse të dëmtuar, mirëpo pas intervistimit që kemi pasur nga prokurorja në fjalë edhe vetë gjatë këtij intervistimi, prokurorja ka deklaruar se është përfolur disa herë se ka qenë prokurore në rastet të cilat janë të përfshirë aktivistët e VV-së”, ka thënë Azemi gjatë seances.