Dyshohet se falsifikuan dokumente komunale, 5 zyrtarë të Listës Serbe ftohen në prokurori - NACIONALE

Dyshohet se falsifikuan dokumente komunale, 5 zyrtarë të Listës Serbe ftohen në prokurori

2 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Mitrovicën e Veriut ka ftuar për intervistim pesë zyrtarë të lartë të Listës Serbe.

Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq dyshohen se falsifikuan dokumente komunale.

Lajmi është bërë i ditur nga Lista Serbe.

Ky subjekt politik ka kundërshtuar ftesën e prokurorisë për intervistimin e zyrtarëve të saj.

"Kjo përbën pjesë të një plani më të gjerë të drejtuar ndaj përndjekjes së popullit serb dhe vazhdimit të presionit institucional ndaj të gjithë atyre që qëndrojnë pranë popullit të tyre dhe mbrojnë të drejtën për mbijetesën e tij”, është thënë në komunikatën e Listës Serbe.

Lajme të ngjashme