Dyshohet për vjedhje, policia kërkon ndihmë për identifikimin e një gruaje
Policia e Kosovës ka shpërndarë fotografi të një gruaje, që sipas tyre dyshohet për vjedhje.
Me këtë rast, PK ka kërkuar bashkëpunim për identifikimin e personit të dyshuar.
“Njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.”
“E dyshuara kërkohet për përfshirje veprën Vjedhje”
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.” – thuhet në njoftim.