Dyshohet për vjedhje grabitqare, polica kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestim e një personi - NACIONALE

Dyshohet për vjedhje grabitqare, polica kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestim e një personi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informacioneve për një person, i cili dyshohet për një vjedhje grabitqare.

Personit në fjalë policia ia ka publikuar edhe fotografinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme