Dyshohet për tetë raste të vjedhjeve, arrestohet një 23-vjeçar në Ferizaj - NACIONALE

Dyshohet për tetë raste të vjedhjeve, arrestohet një 23-vjeçar në Ferizaj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka identifikuar dy të dyshuar për disa vjedhje dhe se njëri prej tyre është arrestuar.

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, pas një hetimi intensiv lidhur me veprat penale “Vjedhja e Rëndë”, ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar për kryerjen e këtyre veprave në qytetin e Ferizajt, kryesisht në lokale. Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të gjetur të dyshuarin B. T, 23 vjeç ai është ndaluar nga Njësia e Hetimeve të Prishtinës, nën dyshimin për një vepër të ngjashme në rajonin e Prishtinës.”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit, 23 vjeçari ka pranuar kryerjen e disa veprave penale të “Vjedhjes së rëndë”.

Lajme të ngjashme