Dyshohet për një rast të dhunimit në Gjilan
Një rast i dhunimit dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan.
Rasti është raportuar nga një grua e cila ka thënë se ndaj një viktime është kryer dhunim.
Policia e Prokuroria ka nisur me hetimet.
Njoftimi:
DHUNIM/Gjilan 22-23.07.2023 – 23:00-10:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dyshon se ndaj viktimës femër kosovare është kryer rasti dhunim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa njësitë policore janë duke e trajtuar rastin.