Dyshohet për një grabitje në një villë, dërgohet në mbajtje 23-vjeçari - NACIONALE

Dyshohet për një grabitje në një villë, dërgohet në mbajtje 23-vjeçari

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe e ka dërguar në mbajtje një të dyshuar për grabitje.

Njoftimi:

Dërgohet në mbajtje i dyshuari i dytë për grabitje

Informacion shtesë:

Sot rreth orës 16:00, nga hetuesit policor të Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është kryer një kontrollë në shtëpinë e personit të dyshuar për grabitje, M.P, mashkull, 23 vjeç, i cili më pas është vetëdorëzuar në polici.

Pasi janë kryer procedurat e nevojshme policore, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dërgohet në mbajtje një personi dyshuar për grabitje

Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë arritë të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 26.12.2025, në një villë në Qagllavicë.

Puna e zyrtarëve policor për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast po vazhdon, ndërkohë që personi dyshuar: V.B, (mashkull) 32 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme