Dyshohet për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik, arrestohet një person në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë arreston një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikimi i dokumenteve
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot Policia e Kosovës ka arrestuar një person për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe falsifikimi i dokumenteve.
Në njoftimin e prokurorisë janë dhënë detaje për këtë rast.
“Sipas dyshimeve fillestare, i dyshuari me inicialet N.R, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik nga neni 415 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 të KPRK-së. Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin në fuqi”, është thënë në njoftim.