Dyshohen për keqpërdorim të detyrës, suspendohen dy zyrtarë policorë në Kllokot - NACIONALE

Dyshohen për keqpërdorim të detyrës, suspendohen dy zyrtarë policorë në Kllokot

1 vit më parë

nga NACIONALE

Inspektorati Policor i Kosovës, ka bërë me dije se kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Kllokot. Të njejtit, më vonë edhe janë suspenduar.

“Informatat e para për rastin e Kllokotit IPK i ka pranuar përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin se dy zyrtarë policorë janë të përfshirë si të dyshuar për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Pas verifikimit të informacioneve të pranuara nga ankuesi, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, hetuesit e IPK-së janë duke zhvilluar hetime me dyshimin se dy zyrtarët policorë kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës zyrtarët e përfshirë si të dyshuar në këtë rast janë suspenduar”, thuhet në komunikatën e tyre.

Lajme të ngjashme