Dyshimet për manipulim të votave në rajonin e Gjilanit, intervistohen disa persona
Edhe në rajonin e Gjilanit kanë filluar hetimet për dallaveret me vota të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kryeprokruroi i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, ka bërë me dije se për këtë çështje janë intervistuar disa persona.
Në një prononcim për “Kallxo”, ai ka konfirmuar aksionin, por nuk ka dhënë shumë detaje.
“Kanë filluar intervistat lidhur me manipulimet e rezultateve zgjedhore në Regjionin e Gjilanit. Jemi ende në fillim të procesit”, ka thënë Kadriu.
Deri me tani pothuajse të gjitha prokurorit rajonale kanë nisur hetimet lidhur me dallaveret me vota të kandidatëve për deputetë.