Dyshimet për manipulim të votave në Prizren, prokuroria fillon aksionin: Mbi 100 zyrtarë ftohen për intervistim - NACIONALE

Dyshimet për manipulim të votave në Prizren, prokuroria fillon aksionin: Mbi 100 zyrtarë ftohen për intervistim

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prizren ka filluar të lëviz për rastin e manipulimit të votave në Prizren.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për këtë rajon, Luljeta Mehmeti, ka bërë me dije se më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) janë ftuar për intervistim nga organet e drejtësisë.

Në një prononcim për RTK, ajo ka thënë se ata do të intervistohet nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, ka theksuar ajo.

Lajme të ngjashme