Dyshimet për helmimin e ujit në Han të Elezit, mobilizohet Ministria e Shëndetësisë
Në Han të Elezit, qindra qytetarë gjatë dy ditëve të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një helmimi që dyshohet të ketë ardhur nga uji i pijes. Në këtë komunë janë krijuar kërkesa emergjente për furnizim me barna.
Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, kanë njoftuar se kanë bërë furnizimin me barna në QKMF-në, në Han të Elezit, në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente, sa i përket dyshimeve për helmim nga uji.
“Ministria e Shëndetësisë, njofton opinion publik se në kuadër të emergjencave në QKMF Kacanik dhe Hani i Elezit për produkte medicinale, ju njoftojmë për furnizimet të cilat janë realizuar nga ShSKUK. Nga SP Ferizaj për QKMF Kaçanik (Furnizimi me datën 08.07.2022) 1. Ringer sol 500 copë 2. NaCl 500ml 700 copë 3. Kanilla 22G 1000 copë 4. Hyoscine amp. 120 copë Nga QKUK per QKMF Hani i Elezit (Furnizimi me datën 12.07.2022) 1. NaCl 500ml 500 copë 2. Hyoscine amp. 60 copë 3. Metoclopramide amp. 150 copë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Po ashtu, sa i përket situatës së krijuar të gjitha komunat për rreth Hani të Elezit, si Vitia, Ferizaj etj, janë në gjendje gatishmërie për të ndihmuar komunën e Hanit të Elezit, për tejkalimin e kësaj situate, ku dyshohet se disa qytetarë janë helmuar më ujë të pijes.
Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet relevante janë duke e përcjellë gjendjen në komunën e Hanit të Elezit dhe në atë të Kacanikut, në mënyrë që t’ju ofrojmë shërbime sa më të duhura qytetarëve të këtyre vendeve, por edhe më gjerë.