Dyshime për përfshirje në një rast rrëmbimi, policia arreston tre persona në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje tre persona në Gjilan.
Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se të njëjtit dyshohen për veprën “Rrëmbim/Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.
“Lidhur me rastin, me 23.10.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, është thënë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.