Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy raste të vdekjeve të dyshimta.
Njëra ka ndodhur në Istog tjetra në Obiliq.
Njoftimet:
Istog 28.01.2025-12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ishte pa shenja jete. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Obiliq 28.01.2025-NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.