Dy të vdekur nga një aksident në Suharekë, policia jep detaje - NACIONALE

Dy të vdekur nga një aksident në Suharekë, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur mes një motoçiklete në Shirokë të Suharekës.

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, ka bërë të ditur se dy të vdekurit kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, tha ai.

Lajme të ngjashme