Dy të therur me thikë nga përleshja në Kalabri të Prishtinës, policia jep detaje
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë me dije se nga një përleshje në mes të disa personave në Kalabri të Prishtinës janë therur me thikë dy persona.
Ai ka bërë me dije se dy të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
Borovci ka treguar se policia është duke i kryer ekzaminimin në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika). Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici”, ka thënë Borovci.