Dy të plagosurit në Prishtinë, në gjendje të rëndë - NACIONALE

Dy të plagosurit në Prishtinë, në gjendje të rëndë

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Dy personat që mbetën të plagosur në Prishtinë në orët e para të mëngjesit, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja po dyshohet se ka ndodhur në një diskotekë.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, drejtori i emergjencës së QKUK-së, Naser Syla, ka bërë të ditur për IndeksOnline se njëri nga të plagosurit ndodhet në sallën operative dhe gjendja e tij është e rëndë dhe jo stabile.

Ndërkaq, i plagosuri i dytë po trajtohet në Qendrën Emergjente, ku gjendja e tij është e rëndë, por stabile për momentin

“Tek ne janë dy të plagosur me armë zjarri. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të dy pacientët. Njëri është dërguar menjëherë në sallën operative të emergjencës, ku po punojnë ekipet kujdestare mjekësore. Gjendja e tij është e rëndë dhe jo stabile. Ndërsa i plagosuri i dytë ndodhet ende në Qendrën Emergjente, duke u mbajtur nën vëzhgim; gjendja e tij është gjithashtu e rëndë, por stabile për momentin. Mosha e të plagosurve është 1990 dhe 1995”, ka thënë Syla.

Lajme të ngjashme