Dy të plagosur – Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Podujevë - NACIONALE

Dy të plagosur – Policia jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Podujevë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Podujevë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për gazetën Nacionale se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën "Nuhi Gashi" në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë ai.

“Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka përfunduar përgjigja e Agron Borovcit.

Lajme të ngjashme