Dy të lënduar pas një aksidenti në Prishtinë - NACIONALE

Dy të lënduar pas një aksidenti në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është raportuar se ka ndodhur një aksident në rrugën “Adim Ramadani” në Prishtinë ku janë lënduar 2 persona.

Lajmin për gazeten Nacionale e ka konfirmuar, Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:40. Ajo ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete ku edhe kanë mbetur të lënduar dy persona.

Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, tha ajo.

Lajme të ngjashme