Dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Sllatinë
Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy motoçikletave në Sllatinë.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se si në aksident janë përfshirë dy motoçikleta.
“Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Sllatinë). Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë dy motorë dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, njoftoi Krasniqi.