Dy të lënduar nga një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës.
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka konfirmuar rastin për Klan Kosovën.
“Rreth orës 21:35, në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në lagjen Shipol të Mitrovicës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete me targa vendore. Në këtë aksident lëndime të lehta kanë pësuar dy persona, të cilët pas pranimit të tretmanit mjeksor janë liruar në shtëpi”, tha Prekazi.