Dy të lënduar në një vetaksident në Prishtinë - NACIONALE

Dy të lënduar në një vetaksident në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në Prishtinë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësorë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lajme të ngjashme