Dy të dyshuar, e gjuajnë një bombë dore në oborrin e një shtëpie në Deçan - NACIONALE

Dy të dyshuar, e gjuajnë një bombë dore në oborrin e një shtëpie në Deçan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një bombë dore është hedhur në oborrin e një shtëpie në Deçan.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka raportuar se dy persona të dyshimtë me një motoçikletë (skuter), në kopshtin e një shtëpie në Isniq të Decanit kanë hedhur një bombë dore.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një dorezë që dyshohet të jetë e bombës së dorës, transmeton lajmi.net.

Nuk raportohet për të lënduar, apo dëme materiale.

Lajme të ngjashme