Dy rrahje në Prishtinë: U përdorën edhe thika, disa persona pësuan lëndime - NACIONALE

Dy rrahje në Prishtinë: U përdorën edhe thika, disa persona pësuan lëndime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy rrahje kanë ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Njëri rast është cilësuar “Vrasje në tentativë” kurse tjetri “Lëndim i lehtë trupor”,

Njoftimi i Policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë 16.07.2023 – 10:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkak të një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta dhe të forta dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë 16.07.2023 – 02:15. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rrahje kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur tre ankues meshkuj kosovarë të cilët kishin pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar edhe prokurori.

Lajme të ngjashme