Dy raste të dhunës në familje në ditën e Bajramit – Policia jep detaje - NACIONALE

Dy raste të dhunës në familje në ditën e Bajramit – Policia jep detaje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme. Të dyja në rajonin e Prishtinës.

Njëri rast është raportuar në Graçanicë ku një grua është sulmuar nga bashkëshorti. E tjetri ku një vajzë ka raportuar se është sulmuar nga prindi dhe vëllai.

Komunikata:

Graqanicë 28.06.2023 – 12:19. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë, 28.06.2023-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga prindi dhe vëllai i saj. Viktima ka pranuar tretma mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme