Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Njoftimi:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 20.12.2025-17:00. Me 27.12.2025 janë arrestuar dy të dyshuar m/k, nën dyshimin se, i dyshuari-djali me datën e cekur, për motive të panjohura ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k-motrës së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas tretmanit mjekësor është vendosur në strehimore.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë/27.12.2025-17:30. Janë arrestuar tre të dyshuar m/k, nën dyshimin se të njëjti duke shkaktuar dhunë fizike në familje. Si pasoj e përleshjeve në mes familjarëve lëndime trupore kanë pësuar dy viktima femra dhe kanë pranuar tretman mjekësor. me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.