Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë / 15.04.2025 – 17:00. Është raportuar se ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë / 15.04.2025 - 12:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuar mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka dëmtuar disa pllaka. I dyshuari gjendet në arrati, rasti nën hetime.