Dy raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Një rast është raportuar në Prishtinë dhe një në Fushë-Kosovë.
Në të dy këto raste, viktima të dhunës në familje kanë qenë gratë.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 17.09.2023 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit i dyshuari mashkull kosovar e ka ofenduar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Fushë Kosovë, 17.09.2023, 17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht ku si pasojë e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Rasti nën hetime.