Dy punëtorë u rrahën mes vete: Spitali i Pejës del me reagim - NACIONALE

Dy punëtorë u rrahën mes vete: Spitali i Pejës del me reagim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Spitali i Pejës ka njoftuar se dje ka ndodhur një incident, ku kanë qenë të përfshirë dy punëtorë.

Ata kanë bërë të ditur se janë duke u mbledhur të gjitha të dhënat për rastin.

Njoftimi:

Komunikatë për media!

Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një incident ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të Institucionit tonë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe poashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura.

Pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi.

Lajme të ngjashme