Dy persona të maskuar tentojnë ta kallin shkollën, zbulohen nga personeli e pastaj ikin
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dëmtimit apo asgjësimit të pasurisë në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh, policia njofton se dy persona të panjohur të maskuar kanë tentuar t’ia vëjnë zjarrin shkollës, por ata janë zbuluar nga personeli.
“DËMTIM APO ASGJËSIM I PASURISË
Rr. Josip Rela, Prishtinë 03.05.2024 – 18:05. Raportohet se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur lëndë djegëse-benzinë dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.” – shkruhet në raport.