Dy persona të lënduar nga aksidenti në Drenas
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Drenas-Komoran, afër gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Nacionalen ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.
“Sot, rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.