Dy persona arrestohen në Kaçanik për "Lëndim të rëndë trupor"
Dy persona janë arrestuar në vazhdën e hetimeve për rastin e “Lëndimit të rëndë trupor” që ndodhi më 9 mars 2026 në Kaçanik.
Policia njoftoi se pas veprimeve intensive hetimore janë arrestuar të dyshuarit H.K., 24 vjeç dhe E.K., 17 vjeç, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë rast.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari H.K. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri E.K. në mbajtje për 24 orë.
Ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Kanosja”.
I lënduari, SH.K., 21 vjeç, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, është jashtë rrezikut për jetën.