Dy pacientë arratisen nga Psikiatria
Dy pacientë janë arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.
Ata kanë pasur me vendim të gjykatës, masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
Njoftimi:
ARRATISJE E PERSONAVE TË PRIVUAR NGA LIRIA
Prishtinë 19.12.2024-18:30. Raportohet se nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, janë larguar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me vendim të gjykatës kanë pasur të shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.