Dy oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar - NACIONALE

Dy oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Dy oficerë të FSK-së kanë përfunduar kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar.

Përmes një komunikate për media, FSK-ja ka njoftuar se oficerët e FSK-së, major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, kanë morrë titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King's College në Londër.

“Kursi i Avancuar i Komandës dhe Shtabit ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve të mesëm dhe të lartë për detyra komanduese dhe shtabore të nivelit strategjik dhe operacional, ky program përgatit oficerët për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake komplekse, bashkëpunimin me agjenci qeveritare dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe aplikimin efektiv të instrumenteve të fuqisë kombëtare në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë”, është thënë në njoftimin e FSK-së, duke dhënë detaje tjera.

“Në këtë program morën pjesë mbi 240 pjesëmarrës nga Britania e Madhe dhe nga 47 shtete të tjera nga e mbarë bota. Pjesëmarrja dhe diplomimi i oficerëve tanë në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar dëshmon profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për të ndërtuar një ushtri moderne dhe të përgatitur sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme