Dy muaj paraburgim për pronarët e “Prishtina Jet” që akuzohen për mashtrim me bileta
Dy pronarëve të kompanisë “Prishtina Jet”, M.K. dhe A.B., iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë me arsyetimin se mund të kenë kryer veprën penale “mashtrim”.
Në komunikatë thuhet se M.K. është nën hetim për dyshime se është përfshirë edhe në evazion fiskal.
“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit M.K. dhe A.B. gjenden në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale në këtë të fazë të procedurës, ngase të njëjtit kanë zhvilluar aktivitet të kundërligjshëm dhe atë në bashkëkryerje duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm të qytetarëve përmes agjencionit të tyre, andaj po të lihen në liri, të njëjtit do t'i ikin përgjegjësisë penale dhe me këtë do të pengojnë edhe rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.