Dy muaj pa paga, Sindikata e Trepçës fton minatorët në takim pas “situatës së rëndë”
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar në lidhje për një takim të nesërm.
Në shkrimin e tyre, Sindikata ka treguar se ka ftuar në një takim minatorët. Aryseja e takimit, siç bëhet e ditur, është “situata e rëndë” në të cilën ndodhën minatorët.
Në këtë takim do të synohet të gjendet një zgjidhje konkrete dhe afatgjate.
“Duke pasur parasyshë situaten e fundit të krijuar në ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe vështërsit financiare me të cilat jemi duke u ballafaquar vazhdimisht, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhje konkrete dhe afatgjate, ju ftojmë që nesër nga ora 07:00 të takohemi në menzem e minieres në Stan Tërgut.
Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi situatën e rëndë në të cilen ndodhemi ne minatorët dhe miniera e StanTergut” – ka njoftuar kjo sindikatë.